Moussa Wagué, fytyra e katërt e re e Barcelonës për sezonin 2019/20

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i djathtë do ta veshë fanellën me numrin 16 që dikur e kanë bartur lojtar si Xavi Hernández dhe Sergio Busquets

Moussa Wagué është lojtar i ri i ekipit të parë të FC Barcelona.

Pas transferimeve të Frenkie de Jong, Neto dhe Griezmann, mbrojtësi i djathtë bëhet fytyra e katërt e re për Ernesto Valverden, për sezonin 2019/20.

Wagué luajti sezonin e kaluar për Barça B, dhe gjithashtu ka bërë tri paraqitje për ekipin e parë kundër Huescas, Celtas dhe Eibarit.

Wagué, i cili me Senegalin arriti në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, është tejet i lumtur për promovimin në ekipin e parë të Barçës.

Ai do ta veshë fanellën me numrin 16 dhe do të jetë futbollisti i 11-të që do ta bartë këtë numër që nga viti 1995. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...