Moussa Dembele kërcënon Barcelonën

PUBLIKUAR

Moussa Dembele, ylli i Celtic, beson se gjiganti skocez mund ta mposhtë Barcelonën në Ligën e Kampionëve

 

Pas humbjes tronditëse nga Alaves, 1:2, Barcelona të martën në Camp Nopu do të ndeshet me Celticun në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Para këtij takimi, ylli i Celticut, Moussa Dembele beson se gjiganti skocez mund ta mposhtë Barcelonën, përcjell Express.

“Ne jemi të aftë për të shkuar në Barcelonë dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Ne do të shkojmë atje për të dhënë gjithçka, dhe për të mos u kthyer duar thatë”, ka deklaruar ai.

“Kur ju filloni lojën e futbollit, edhe nëse luani kundër më të mirëve në botë, ju duhet të  japin gjithçka për të marrë një rezultat.”, ka theksuar ish sulmuesi i Fulhamit.

Moussa Dembele shënoi tre gola në fitoren e Celticut përballë rivalit të përbetuar  Rangers 5:1. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...