Mourinho ultimatum Man Unitedit ta transferojë yllin e Chelseat ose s’e vazhdon punën në “Old Trafford”

PUBLIKUAR

Jose Mourinho iu ka kërkuar drejtuesve të Manchester Unitedit ta transferojnë N’Golo Kanten gjatë verës, nëse dëshirojnë që ai të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës, raporton Don Balon.

Në dy sezonet e fundit, Kante ka treguar se mbase ai është lojtari më vendimtar që e ka pushtuar Premierligën angleze, transmeton Express.

Mesfushori francez i ka fituar dy tituj të Premierligës në dy sezonet e fundit, me Leicester Cityn papritmas para dy viteve dhe sezonin e kaluar me Chelsean.

Por, këtë sezon duket se ai do të dështojë ta përsërisë një gjë të tillë, pasi Manchester City spektakolar i Pep Guardiolas është shkëputur larg në renditjen tabelore dhe është në rrugë të mirë për ta siguruar titullin para kohe.

Kante është bërë lojtari i dëshiruar nga Jose Mourinho për sezonin e ardhshëm. Në fakt, portugezi tashmë i ka dhënë ultimatum Manchester Unitedit: transferimi i yllit francez është kërkesa që ai ta vazhdojë punën në “Old Trafford”

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...