Jose Mourinho ka thënë se e largoi Adnan Januzajn që të fitojë përvojë
Mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, është huazuar te Sundelandi për sezonin 2016/17.
Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho, ka thënë se Januzaj bën pjesë në planet e tij afatgjate dhe kjo është arsyeja se pse e huazoi atë në Premierligë.
“Januzaj bën pjesë në planet e mia, kjo është arsyeja pse ai u huazua te një klub nga Premierliga. Ne e pëlqejmë atë, ai është lojtar i talentuar”, ka thënë Mourinho. /Express/


