Mourinho thumbon Pogban: “Pyeteni atë pse po dështon – jo mua!”

PUBLIKUAR

Ende nuk ka paqe mes Mourinhos dhe Pogbas dhe nëse vazhdon kështu deri në fund të sezonit, ndarja mund të ndodhë gjatë verës.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, thumboi Paul Pogban duke thënë se ndoshta vet ai mund të tregojë për paraqitjet e dobëta që i kanë kushtuar me humbjen e vendit të titullarit.

Pogba ka startuar vetëm katër ndeshje në 11 të fundit pas formës aspak të mirë.

“Pyeteni atë. Pyeteni atë kur e ka shansin çfarë mendon për atë”, u përgjigj Mourinho kur u pyet për formën e 25 vjeçarit.

“Nuk ka asgjë të bëj me lëndimin. Rikuperimi ka qenë i mirë. Është e vërtet se ka pasur një lëndim të rëndë, që ndoshta klubet tjera do ta kishin futur në operim lojtarin, por (forma e Pogbas) nuk ka të bëjë me lëndimin, ai është shëruar, është mirë”, shtoi Mou. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...