Mourinho thotë se ka lidhje emocionale me Newcastle, klubin më të pasur në botë tani

PUBLIKUAR

Jose Mourinho ka thënë se e ka një lidhje, siç e ka quajtur ai, emocionale, me Newcastle Unitedin, pas lajmeve se klubi i sapoblerë nga sheikët arabë dëshiron ta emërojë atë në postin e trajnerit.

Javët e fundit kanë qenë shumë të hareshme në St James’ Park, pasi Newcastle u ble për 300 milionë funte nga Fondi Publik për Investime i Arabisë Saudite, zyrtarët e të cilit thanë se synimet e tyre janë lufta për titull në Premierligë në të ardhmen e afërt, raporton Gazeta Express.

Trajneri Steve Bruce nuk e ka më vendin e sigurt, sidomos tani që projekti i madh ka filluar, dhe Mourinho është përmendur si një zëvendësues i mundshëm i tij.

Portugezi u përgjigj ndaj këtyre thashethemeve gjatë një konference për media në Romë.

Mourinho, i cili i ka fituar tre tituj të Premierligës me Chelsean dhe ka qenë në stolin e Manchester Unitedit dhe Tottenhamit po ashtu, kishte punuar me ish-trajnerin legjendar të Newcastle, Sir Bobby Robson, në fillim të karrierës së vet si trajner në Barcelonë.

Mourinho thotë se si pasojë e ka krijuar një ndjesi të veçantë për Newcastle.

“Për Newcastle nuk kam asgjë për të thënë. Aspak”, tha Mourinho.

“Por e vetmja gjë që mund ta them është se për shumë, shumë vite, unë kam punuar me njërin prej figurave më të rëndësishme në historinë e Newcastle, Sir Bobby Robson, prandaj për këtë arsye unë gjithmonë e kam pasur një lidhje emocionale me qytetin dhe tifozët. Asgjë më shumë se kaq”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...