Mourinho: Shumëkush mërzitet me fitoret e Chelseat!

PUBLIKUAR

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka shmangur pyetjet në lidhje me kartonin e kuq të marrë nga John Terry.

Por, portugezi ka zgjedhur të përgëzojë skuadrën e tij për paraqitjen në fitoren 3-2 ndaj West Brom Albion, të cilën portugezi e ka cilësuar si fantastike, transmeton Telegrafi.

“Skuadra bëri një paraqitje fantastike. Kur kishim topin në zotërim ishim gjithmonë të rrezikshëm dhe shënuam tre gola në pjesën e parë kur kishim numër të barabartë futbollistësh në fushën e lojës. Luajtëm një futboll të mirë, gjërat na u vështirësuan në pjesën e dytë, por jam më shumë se i kënaqur nga paraqitja fantastike e skuadrës”.

Më pas, në deklaratën e tij pas ndeshjes ndaj WBA, Mourinho nuk harroi të bëhej protagonist duke thënë “Njerëzit nuk duan që Chelsea të fitojë, me përjashtim të tifozëve tanë. Shumë njerëz në këto momente janë të mërzitur për këtë rezultat që kemi arritur. Janë të shumtë ata që bëjnë tifo kundër nesh dhe që duan t’i humbasim ndeshjet”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...