Mourinho refuzon ofertën e Lyonit, e do kthimin në Premierligë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Portugezi Jose Mourinho u kontaktua nga presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas për ta zëvendësuar Sylvinhon në postin e trajnerit, mirëpo ish-trajneri i Real Madridit dhe Manchester Unitedit e ka refuzuar këtë ofertë.

Jose Mourinho nuk e ka pranuar ofertën e Lyonit për t’u bërë trajneri i ri i skuadrës franceze. Presidenti i klubit e telefonoi mbrëmë portugezin, mirëpo përgjigja e tij ishte e shpejtë, raporton RMC Sport, transmeton Gazeta Express.

Mourinho kishte qenë i përfolur për një kthim të mundshëm në Real Madrid së fundi, mirëpo lajmet për një krizë brenda “Santiago Bernabeut” janë shuar sërish dhe Zinedine Zidane e mban ende atë pozitë.

Sipas lajmit të RMC Sport, Mourinho e refuzoi këtë ofertë të klubit të Ligue 1 sepse ai ia ka vënë syrin kthimit në Premierligës, pasi që edhe familja e tij është ende duke jetuar në Londër.  Për këtë arsye, Franca nuk është për momentin prioritet për ish-trajnerin e Manchester Unitedit.

Megjithatë, i njëjti medium e konfirmon se Aulas u takua me Laurent Blanc të enjten për të tentuar ta bindur ish-trajnerin e Paris Saint-Germainit. Ai është favoriti për ta zëvendësuar Sylvinhon, i cili u shkarkua pas vetëm 11 ndeshjeve në klub.

Pas fillimit të mirë të sezonit të ri me fitoret kundër Monacos dhe Angers, Lyoni tashmë ka shënuar ecuri prej shtatë ndeshjeve të zhvilluara pa siguruar fitore në Ligue 1. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...