Mourinho: Premierliga nuk mund të fitohet pa lojtarë të klasit botëror

PUBLIKUAR

Mourinho ia ka bërë të qartë drejtuesve të Man United se dëshiron lojtarë për sezonin 2018/19.

Për të luftuar sezonin e ardhshëm për titullin e Premierligës, Jose Mourinho mendon se “Djajtë e Kuq” duhet të transferojnë disa lojtar të klasit botëror.

Unitedi e përfundoi sezonin në pozitën e dytë, 19 pikë prapa kampionit, Manchester City dhe pikërisht për këtë, ish trajneri i Realit, Chelseat e Interit thotë se “Djajtë e Kuq” kanë nevojë për transferime.

Në të kundërtën, ai beson se Man City sërish do të jetë i pandalshëm.

“Pas përfundimit të edicionit, pas 38 ndeshjeve, realiteti gjithmonë janë numrat. Dhe realiteti i numrave është se mes pozitës së dytë e të pestë diferenca është tetë pikë, por diferenca mes të parin është 19. Ky është realiteti i numrave”, u shpreh Mou.

“A mund të ngushtojmë këtë diferencë në një sezon menjë  treg shumë të vështirë? Do të tentojmë…”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...