Mourinho përsëri ua hedh fajin tjerëve, thotë se skuadrës së tij i mungojnë cilësitë

PUBLIKUAR

Jose Mourinho përsëri ka refuzuar ta pranojë fajin për dështimin e Manchester Unitedit pas barazimit pa gola ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve, duke thënë se kjo erdhi si pasojë e mungesës së cilësive në skuadrën e tij.

Unitedi tani ka katër ndeshje pa fitore në të gjitha garat, pas barazimit 0-0 ndaj Valencia në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve të martën në “Old Trafford”, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Mourinhos tregoi një përmirësim të vogël nga ndeshja e fundjavës që e humbi 3-1 ndaj West Hamit, por mbrëmë nuk arriti ka rrezikojë seriozisht skuadrën e Valencias.

Mourinho ia hedh fajin lojtarëve të vet, megjithatë.

“Ne nuk kemi cilësi teknike për të ndërtuar aksione nga vija e fundit. Lojtarët u përpoqën. Ata e rriten nivelin e intensitetit, përkundër faktit se nuk kemi shumë lojtarë me atë intensitet”, tha Mourinho. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...