Mourinho përjashton mundësinë e drejtimit të Brazilit

PUBLIKUAR

Thashethemet për një kalim të Jose Mourinhos si drejtues i Kombëtares së Brazilit rriten, por trajneri portugez nuk planifikon që të largohet nga Roma

59 vjeçari është raportuar po ashtu si kandidat i mundshëm edhe i Kombëtares së Portugalisë dhe edhe Brazilit në javët e fundit, me dy Kombëtarët që kërkonin trajner pas Botërorit të Katarit. Derisa Portugalia emëroi Roberto Martinez, Brazili ende mbetet pa trajner.

Mourinho është duke drejtuar Romën prej korrikut 2021 dhe bëri që ata ta fitojnë trofeun e parë në Europë sezonin e kaluar, duke fituar Ligën e Konferencave.

Sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, pavarësisht interesit të Brazilit, Mourinho nuk dëshiron që të largohet nga Roma kështu që nuk do të pranojë këtë ofertë, duke ju përkushtuar projektit të tij në kryeqytetin italian.

Një person i cili është përpjekur për ta bindur trajnerin portugez për këtë ide ishte ish ylli i Interit, Ronaldo, por përpjekja e tij nuk ka mjaftuar.

Mourinho ka kontratë me Romën deri më 2024 dhe është i gatshëm që ta vazhdojë ndërtimin e projektit të tij me pronarët e klubit, familjen Friedkin. Prezenca e tij në bankë ka ndihmuar klubin që të joshë futbollistë të njohur si Paulo Dybala dhe Andrea Belotti. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...