Mourinho: Për Felixin nuk është arsyetim mosha

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Jose Mourinho beson se çmimi i lartë për të cilin u shit Joao Felix bën që ai të jetë nën presion për të bërë superparaqitje në Atletico Madrid, përkundër moshës së tij të re.

19-vjeçari iu bashkua Atletico Madridit të Diego Simeones nga Benfica për 126 milionë euro muajin e kaluar dhe, që nga atëherë, lojtari i tretë më i shtrenjtë në histori të futbollit i ka bërë disa paraqitje mbresëlënëse.

Presioni mbi të është i madh jo vetëm për shkak të çmimit të tij, pasi që ai e ka për detyrë edhe ta plotësojë hapësirën e lënë bosh nga Antoine Griezmann, i cili e kompletoi transferimin e shumëpritur te rivali i La Ligës, Barcelona.

Për këtë arsye, bashkëkombësi i Felixit, Mourinho, beson se tifozët dhe stafi i Atletico Madridit do të presë që 19-vjeçari të performojë në nivelin më të lartë qysh në fillim të karrierës së tij, përkundër moshës së tij.

“Ai e ka një sfidë të madhe para vetës dhe kjo për shkak të investimeve që klubi i ka bërë për të”, tha Mourinho për kanalin televiziv të Federatës së Futbollit të Portugalisë, Canal 11.

“Unë besoj se ai nuk mund t’u ikë përgjegjësive. Nuk ka rëndësi se a është 18-vjeçar, 20-vjeçar apo 25-vjeçar. Ajo që ka rëndësi është talenti dhe përgjegjësia që ai e ka”.

“Niveli i investimeve të Atletico Madridin i lë ata me përgjegjësinë për të luftuar për titujt e Ligës së Kampionëve dhe të La Ligës. Është e qartë se Barcelona dhe Real Madridi duhet të jenë aty për shkak të fuqisë, kapacitetit financiar, kulturës dhe cilësisë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...