Mourinho pas humbjes së parë të Man United: Fitoi ekipi më i mirë

PUBLIKUAR

Mourinho ka lavdëruar skuadrën e Huddersfield Town, duke thënë se morën fitore të merituar.

Huddersfield Town ia ka shkaktuar Manchester Unitedit humbjen e parë këtë sezon në Premierligë, duke e mposhtur 2:1 në xhiron e nëntë, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Jose Mourinho e ka pranuar se vendasit ishin më të mirë dhe se merituan tri pikët.

“Dua të tregohem i sinqertë – ata e merituan fitoren. Ne e merituam humbjen”, u shpreh Mourinho.

“Nuk është e drejtë që të themi se humbëm për shkak të disa gabimeve. Që nga minuta e parë ndeshje nuk ishte e mirë për ne dhe e paguam në fund me humbje”, shtoi portugezi.

Manchester United vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në Premierligë me 20 pikë, pesë më pak se Manchester City. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...