Puna e Jose Mourinhos si menaxher i Manchester United, nuk do të shkarkohet pavarësisht se ka humbur dy nga tri ndeshjet e para në Premier Ligë
Kjo gjë nuk i kishte ndodhur Manchester United që nga viti 1992.
Por, sipas Sky Sports, humbja e së hënës në shtëpi kundër Tottenhamit ka lënë United me vetëm tri pikë me aq ndeshja sa janë luajtur këtë sezon.
Mirëpo, pavarësisht rezultateve të dobëta, Mourinho ka marrë mbështetjen nga bordi i United për të vazhduar punën e tij.
Mourinho, duket se e ka edhe mbështetjen e një numri të madh të tifozëve të United, të atyre që e duartrokitën atë në fund të ndeshjes dhe u ngritën në këmbë për të. /GazetaExpress/