Mourinho më në fund konfirmon lëndimin e rëndë të Pogbas

PUBLIKUAR

Mourinho ka konfirmuar se Pogba do të mungojë shumë gjatë, pas lëndimit që pësoi javë më parë në Champions League.

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, do të mungojë shumë gjatë për shkak të lëndimit që pësoi në fillim të këtij muaji, thotë Jose Mourinho.

24 vjeçari u lëndua në minutën e 19 në ndeshjen ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve dhe fillimisht u mendua se do të jetë jashtë fushave një muaj ose gjashtë javë.

Që nga ajo ditë, Mourinho nuk ka zbuluar asgjë rreth lëndimit të francezit, por sot e pranoi se Pogba “do të jetë gjatë jashtë fushave”.

“Është i lënduar dhe nuk mund të luajë të shtunën. Nuk është një lëndim që mund të më jap shpresa sikur me Antonio Valencian ose Phil Jones”, tha Mourinho për Pogban.

“Kam shpresë për këta të fundit që i shoh në stërvitje, ndërsa për ata që do të jenë gjatë jashtë fushave nuk mund të flasë. Kështu që nuk po mendoj për Ibran, Pogban dhe Rojon”, shtoi Mourinho, duke konfirmuar se francezi mund të mungojë deri në fillim të vitit 2018. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...