Mourinho lojtarëve pas pjesës së parë: Më vjen turp për juve!

PUBLIKUAR

Juventus dhe Roma janë ndarë baraz në derbin e javës së tretë në Serie A.

“Zonja e Vjetër” barazoi 1:1 me Romën për barazimin e dytë radhazi. Ata ishin në epërsi 1:0 pas pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, Mourinho tregoi se çfarë u tha lojtarëve të tij në pushimin mes pjesëve.

“Ne ishim jashtëzakonisht me fat në pjesën e parë dhe në të dytën bëmë diçka më shumë”, tha Mourinho për DAZN.

“The Special One” ishte shumë i ashpër me skuadrën gjatë pushimit.

“U thashë lojtarëve të mi në pjesën e parë se më vinte turp për ta. Nuk ishte çështje taktike, ishte qëndrimi i tyre. Nuk mund të vijmë këtu dhe të luajmë kështu. Po i thosha Salvatores (Foti) në stol, lutu që të jetë vetëm 1-0. Sepse humbja 1-0 është një rezultat fantastik pas asaj paraqitjeje të pjesës së parë dhe ne ishim shumë me fat”, deklaroi trajneri portugez.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...