Mourinho: Liverpooli s’do ta lëshojë nga dora titullin në Premierligë kësaj radhe

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Liverpooli nuk do ta lëshojë nga dora epërsinë prej tetë pikëve në renditjen tabelore këtë sezon dhe si rrjedhojë do ta fitojë titullin e parë në Premierligë, sipas Jose Mourinhos.

Liverpooli e mundi 3:1 Manchester City të dielën në Anfield, duke e krijuar një epërsi prej nëntë pikëve ndaj kampionit në fuqi, transmeton Gazeta Express.

Asnjë ekip nuk e ka nisur më mirë këtë sezon në ligën elitare angleze se Liverpooli, i cili mbledh 34 pikë nga 12 ndeshje deri tani, duke e barazuar rekordin e Man City nga sezoni 2017/18.

Ekipi i Liverpoolit nga sezoni 1990/91 kishte mbledhur po kaq pikë, megjithëse nuk ishte shpallur kampion në fund, por Mourinho beson se ekipi i Jurgen Klopp do t’i japë fund pritjes 30-vjeçare për t’u bërë kampion.

“Nëse je prapa (në garë për titull), duhet të ndiesh se mund ta kapesh liderin. Nëse je i pari në renditje në ligë me një epërsi të madhe, duhet të ndiesh se ende nuk ka mbaruar asgjë”, tha Mourinho.

“Ama unë nuk jam atje, jam këtu. Dhe nga këtu, nga pozita ime, mendoj se është punë e kryer, nëse nuk ndodh diçka dramatike, për shembull ndonjë krizë lëndimesh që e thyen skuadrën”, shtoi ai.

“Por mendoj se ky ekip është një enigmë e kompletuar. City mund t’i fitojë shtatë, tetë, nëntë ndeshje radhazi, por nuk mundoj se Liverpooli mund ta humbasë epërsinë prej nëntë pikëve”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...