Mourinho: Kurrë nuk luaj për barazim

PUBLIKUAR

Jose Mourinho thotë se ai kurrë nuk luan një ndeshje për të nxjerrë barazim në fund.
Chelsea dje barazoi 2-2 ndaj Swansea, pasi luajti po thuajse të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak,
pas përjashtimit të portierit Thibaut Courtois.
“Kurrë nuk luaj për barazim. Kurrë. Andaj nëse sot do të kishim humbur, do të kishim humbur”, ka
deklaruar Mourinho pas barazimit të ndjeshëm ndaj Swansea.
“Por një barazim në shtëpi është gjë e mirë vetëm në rrethana të caktuara. Vitin e kaluar për shembull
ne ishim afër ta sigurojmë titullin e kampionit dhe barazimi në shtëpi ndaj Manchester United ishte
rezultat i mirë”.
“Përveç kësaj, ne lajmë në shtëpi për të fituar dhe u përpoqëm ta bëjmë këtë,a ndaj është normale.
Lojtarët e dinë këtë. Ata e dinë se një pikë është një pikë”, ka shtuar portugezi. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...