Mourinho: Kur shkova në Real Madrid, ata i frikësoheshin Lyonit

PUBLIKUAR

Karriera e Mourinho në Real Madrid nuk përfundoi aspak mirë, mirëpo portugezi arriti ta transformojë klubin, i cili deri atëherë kishte dështuar në Evropë. Me Mourinhon, madrilenët arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse ai nuk arriti asnjëherë të kurorëzohet si kampion evropian në Madrid, ai ia ka rikujtuar edhe një herë tifozëve të klubit dhe të futbollit për rolin e tij në transformimin e Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

“Mendoj se për shtatë apo tetë vjet, ata nuk arritur as në çerekfinale”, ka thënë Mourinho për BeIN Sports.

“Ata nuk kishin luajtur në çerekfinale apo gjysmëfinale. Në sezonin tim të parë atje, ne luajtëm kundër Lyonit dhe ata frikësoheshin”.

“Nuk mund ta kuptoja se si një klub mund të frikësohet nga Lyoni. Ata e kanë një ekip të mirë, por prapëseprapë është vetëm Lyoni”.

“Ne u eliminuam në fazën e gjysmëfinaleve nga gjuajtjet e penalltive. Kaka, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo gjuajnë shumë mirë, mirëpo ata dështuan. Pastaj ne e kishim një rekord prej 100 pikësh dhe humbëm në gjysmëfinale për shkak të penalltive”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...