Mourinho kritikon trajnerët: Nëse nuk doni të luani, rrini në shtëpi dhe shikoni Bundesligën

PUBLIKUAR

Në Angli debati për rifillimin ose jo të Premier Leagues po bëhet gjithnjë e më i zjarrtë, ndonëse qeveria angleze dhe Federata e Futbollit kanë dhënë miratimin që skuadrat të zbresin në fushë që prej fillimit të muajit qershor dhe tani ka mbetur për t’u përcaktuar vetëm data.

Megjithatë numri i skeptikëve për të rinisur kampionatin është i shumtë dhe është rritur edhe më, pasi trajnerëve dhe futbollistëve u është kërkuar të firmosin një deklaratë se marrin përsipër riskun që ndonjë prej familjarëve mund t’u sëmuret nga Covid-19.

Por në një videokonferencë me të gjithë trajnerët e klubeve të kampionatit anglez ka qenë portugezi Jose Mourinho ai që ka kritikuar më ashpër zërat kundër vazhdimit të sezonit, duke u kujtuar se këtë fundjavë do të rinisë Bundesliga.

“Nëse nuk doni të luani, rrini në shtëpi dhe shikoni Bundesligën”, ka deklaruar Mourinho, ndërsa fjalët e tij kanë bërë që të përfundojë në kopertinat e medieve angleze, por tekniku portugez ka një tjetër shqetësim, shkruan “Supersport”.

A ka shtuar se është pro vazhdimit të kampionatit, por jo kaq shpejt sa duan ta bëjnë këtë Premier League dhe Federata Angleze, sepse ndërprerja për më shumë se dy muaj nuk është e lehtë të rikuperohet brenda 3-4 javës

“Unë nuk kam qenë asnjëherë për ndërprerjen përfundimtare të futbollit, thjesht kam kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur. Futbollistët kanë më tepër se dy muaj pa aktivitet dhe me një stërvitje skarco si kjo që po bëjmë, duke ruajtur distancimin social, do të jetë e pamundur të rikuperojmë formën brenda 2-3 javëve. Thjesht kam kërkuar më shumë kohë për përgatitjen”, tha tekniku i Tottenhamit.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...