Mourinho kritikon lojtarët

PUBLIKUAR

Jose Mourinho nuk është i kënaqur me mentalitetin e lojtarëve të tij

Edhe përkundër fitores kundër Ssanseas, trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, nuk është i kënaqur me mentalitetin e lojtarëve të tij.

“Kam një mik që është lojtar i madh tenisi dhe ai më thotë se më shumë e mban mend se ka luajtur me dhimbje sesa pa dhimbje. Për të konkurruar duhet të arrini limitin tuaj. Për disa kjo është kulturë, dhe kjo nuk është kultura ime, por më shumë se unë është Unitedi”, tha ai.

“Kemi lojtarë me probleme. Në çdo sport, dhe këtë e di pasi kam miq nga sportet e tjera që luajnë në nivelin më të lartë në sportin e tyre, dhe sa herë ata luajnë kur nuk janë 100 për qind të gatshëm”, ka shtoi Mourinho, raporton Goal.

Lojtarët e Unitedit nuk kanë qenë në formë të lartë në këtë sezon, dhe këtë e tregon edhe renditja në tabelë. “Djajtë e Kuq” renditen të gjashtit pas 11 ndeshjeve, tetë pikë prapa liderit, Liverpoolit.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...