Mourinho kritikon lojtarët

PUBLIKUAR

Mourinho është i lumtur për fitoren, por jo edhe për paraqitjen në pjesën e dytë kundër WBA-së.

Jose Mourinho mendon se lojtarëve u mungoi dëshira në pjesën e dytë që i mundësoi West Bromit të luftojë deri në minutën e fundit në kërkim të një rezultati pozitiv, por që tri pikët në fund u takuan “Djajve të Kuq”.

Golat në pjesën e parë nga Romelu Lukaku dhe Jesse Lingard i mjaftuan Man Unitedit që të regjistrojë fitoren e gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit në Premierligë.

“Mendoj se lojtarët humbën paksa dëshirën në pjesën e dytë, për dallim nga paraqitja në pjesën e parë. Lojtarët nuk e kishin atë entuziazëm edhe në pjesën e dytë”, tha Mourinho.

“Sido që të jetë, duhet të përgëzojmë kundërshtarin për insistimin, ata janë të fortë në ajër – kanë lojtarë të gjatë dhe agresiv. Por, ne merituam fitoren pasi ishim ekipi më i mirë në fushë”, shtoi Mou. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...