Mourinho: Kam dashur që Cech të qëndrojë te Chelsea

PUBLIKUAR

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, e ka pranuar se ishte zhgënjyer me transferimin e portierit Petr Cech te Arsenali, mirëpo ka thënë se e kupton vendimin e tij.

“Petr ka shërbyer për Chelsean për 11 vite dhe e ka ndihmuar këtë klub që të fitojë pothuajse gjithçka që mund të fitohet. Unë gjithmonë kam thënë se dua që ai të qëndrojë, por e kuptoj se Cech ka pasur nevojë që të luajë futboll çdo javë”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Ndonjëherë duhet të respektoni dëshirat e të tjerëve, të cilët kanë fituar kaq shuam respekt me shërbimin e tyre dhe veprimet për këtë klub. Unë e mbështes vendimin e Roman Abramovichit që ta nderojë lojtarin në këtë mënyrë”.

“Suksesi i Cechut në këtë klub gjithmonë do të përkujtohet dhe ne e falënderojmë atë për gjithçka që ka bërë”, ka shtuar portugezi.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...