Mourinho: Jap dorëheqje nëse ma kërkojnë lojtarët

PUBLIKUAR

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, thotë se do të mendonte për të dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit vetëm nëse e humb besimin e lojtarëve.

Portugezi është nën presion të madh, e sidomos pas humbjes në fundjavë nga Southamptoni që ishte humbja e gjashtë e Bluve këtë sezon.

“Njerëzit mund të thuan çfarë të duan. Mendoj se duhet të shkoni te lojtarët… Pyetni ata”.

“Nëse ata ju thonë se nuk më besojnë, kjo është arsyeja e vetme që do të më bënte të jepja dorëheqje. E vetmja gjë. Por jo burimet false”, u ka thënë Mourinho gazetarëve.

Chelsea është në vend të 16-të në tabelë me vetëm tetë pikë pas po aq xhirosh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...