Mourinho insiston për Granit Xhakën

PUBLIKUAR

Jose Mourinho nuk dorëzohet dhe do të tentojë sërish ta transferojë Granit Xhakën te Roma.

“Corriere dello Sport” raporton se pavarësisht se Xhaka ia mbylli dyert gjatë verës dhe nënshkroi rinovimin e kontratës me Arsenalin, Mourinho nuk e sheh të pamundur transferimin e 29-vjeçarit, raporton Gazeta Express.

Special One foli dhe bëri ofertë për Xhakën gjatë verës, por nuk u finalizua asgjë dhe 29-vjeçari nënshkroi një marrëveshje të re afatgjatë me ‘Topçinjtë’.

Megjithatë, tani, raportimet në Itali thonë se gjigantët e Serisë A mund të kthehen me një ofertë këtë dimër.

Nuk po shkon mirë ky sezon për Xhakën. Ai u përjashtua pas vetëm 35 minutash në ndeshjen 5-0 të Arsenalit nga Manchester City në gusht.

Më pas ai pësoi një dëmtim të rëndë të ligamentit të gjurit që e ka mbajtur jashtë që nga fillimi i tetorit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...