Mourinho insiston në transferimin e super mbrojtësit të Barcelonës

PUBLIKUAR

Jose Mourinho është duke punuar fort për ta siguruar blerjen e qendërmbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtitit, sipas Sport.

Me numër të ulët të fondeve pas blerjes së Philippe Coutinhos, Barça kishte planifikuar të ulej dhe bisedojë me francezin sezonin e ardhshëm në lidhje me zgjatjen e kontratës në “Camp Nou”, transmeton Express.

Por, me Manchester Unitedin në kontakt me vëllain e mbrojtësit, drejtuesit e gjigantit katalan i kanë nisur bisedimet tani me 24-vjeçarin.

Kjo pasi druhen se çmimi i tij do të rritet edhe më shumë pas Kupës së Botës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...