Mourinho i pakënaqur: Ishim shumë përtacë

PUBLIKUAR

11111111111

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, mendon se skuadra e tij ishte “përtace” para se të ringjallet në pjesën e dytë për të mposhtur Leicester Cityn me rezultat 2-0 në Stamford Bridge.

Blutë, të cilën fituan 3-1 qysh në pjesën e parë të takimit të javës së kaluar ndaj Burnleyt, dështuan të shënojnë në pjesën e parë të takimit të sotëm.

Por pasi u vendosën në rrezik për të pësuar ndonjë gol të papritur, Blutë u këndellën duke shënuar me anë të Diego Costa pas një ore lojë. Më pas ata shënuan edhe një tjetër gol me anë të Eden Hazard.

“Preferoj të stërvitem në mëngjes, por këtë javë jemi stërvitur pasditeve pasi nuk është koha më e mirë për të luajtur futboll, ju bëheni përtacë”.

“Ky mot i bën lojtarët pak përtacë, të humbin ca tensionin, ca nga mprehtësia e trupit, pastaj ju pasoni ngadalë, nuk reagoni ndaj topave të dyta, koha kalon dhe kalon, pastaj ju zgjoheni, dhe është pjesa e dytë”, ka thënë Mouriho pas takimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...