Mourinho, favorit për ta zëvendësuar Favren në Dortmund

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, raportohet se është njëri ndër pretendentët favoritë për ta zënë postin e trajnerit të Borussia Dortmundit, nëse këta të fundit vendosin ta shkarkojnë Lucien Favren.

Portugezi 56-vjeçar u shkarkua nga posti i trajnerit në Old Trafford sezonin e kaluar dhe ai vazhdimisht është shfaqur si analist i futbollit në emisionet televizive të Sky Sports, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, “The Special One” (shqip: “I veçanti”) e ka pranuar se ai dëshiron të kthehet edhe një herë në pozitën e trajnerit të ndonjë skuadre dhe se është duke e pritur sfidën e duhur.

Sipas gazetës gjermane, Bild, Mourinho është favoriti për ta marrë postin e trajnerit të Dortmundit, nëse gjiganti gjerman vendos ta shkarkojë Favren nga klubi.

Gazeta pretendon se ish-trajneri i Real Madridit dhe Chelsea ka qenë duke e mësuar gjuhën gjermane dhe e ka synim ta flasë rrjedhshëm këtë gjuhë.

Mourinhos, i cili ka qenë gjithashtu i lidhur për postin e trajnerit të Real Madridit, i pëlqen mundësia për ta provuar edhe Bundesligën si trajner dhe Dortmundi dëshiron t’i japë fund dominimit të Bayern Munichut në ligën gjermane.

Përderisa Dortmundi nuk e ka urgjente për ta shkarkuar Favren nga posti i tij, hierarkia e klubit e ka Mourinhon opsion favorit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...