Mourinho: Edhe sikur loja të vazhdonte për 900 minuta, Man Unitedi s’do të shënonte

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Jose Mourinho ka zbuluar se si dikur, Manchester United që kishte përballë nuk do t’i shënonte dot gol skuadrës së tij edhe po të luhej 900 minuta. Referenca e “Special One” është ndeshja e tij e parë si trajner i Chelsea. Manchester United ishte nën drejtimin e Sir Alex Ferguson në atë kohë dhe Mourinho beson se gjeti rrugën e përsosur për t’iu kundërvënë. 

Pasi mbërriti në futbollin anglez, gjatë verës së vitit 2004, një test i frikshëm hapës i kampionatit shtrohej para trajnerit portugez. Chelsea i tij do ta luante ndeshjen e parë konkuruese në “Stamford Bridge”. Blutë e Londrës fituan 1-0 ndaj “Djajve të Kuq” dhe prishën “syrin e keq” në përballjet me këtë kundërshtar.

Mourinho beson se ai la shenjën e tij në atë ndeshje të parë kundër Manchester United. Ai tha për “Coaches Voice”: “Ishte e rëndësishme të fitonim kundër një rivali të drejtpërdrejtë. Në kontekstin e 38 ndeshjeve, ju nuk mund të humbni shumë pikë, veçanërisht në shtëpi, kundër rivalëve të drejtpërdrejtë, nëse doni të fitoni titullin.

Mendova se ishte shumë e rëndësishme, sepse nuk kishte kontradikta midis fjalëve tona dhe cilësive të lojtarëve, midis ambicieve tona dhe pastaj rezultatit të ndeshjes. Nëse ju thoni se këtë sezon do të jeni kampionë dhe pastaj, në ndeshjen e parë të kampionatit humbisni 3-0 në shtëpi, kundër një rivali të drejtpërdrejtë, atëherë keni bërë një hap prapa.

Pra, për ne ishte një hap përpara. Ka pasur një lidhje të madhe mes asaj ndeshjeje dhe asaj që ne u përpoqëm të injektonim tek ekipi në përgatitjet parasezonale. Këtu e kam fjalën për forcën mendore, grupin kompakt, disiplinën taktike dhe ambiciet.  Iu kërkova lojtarëve të tregonin gjithçka në atë ndeshje, në çdo minutë e sekondë të lojës. Kjo është e gjitha në futboll, bazohet në cilësitë dhe fuqinë tuaj fizike, sa agresiv jeni, si i kontrolloni emocionet. Ajo ishte një nga ato ndeshje 90 minutëshe, por mund të zgjaste plot 900 minuta dhe Manchester United nuk do të shënonte dot gol. Ne do ta fitonim gjithmonë atë ndeshje”. /Telesport/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...