Mourinho e sheh këtë lojtar të United përkrah Messit e Ronaldos

PUBLIKUAR

Mourinho mendon se Paul Pogba mund ta fitojë Topin e Artë

Trajneri I Manchester Unitedit, Jose Mourinho, mendon se Paul Pogba mund të bëhet më i mirin ë botë, përkrah Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Portugezi thotë se “Topi i Artë” nuk duhet të jepet vetëm shkaku i golave dhe se shpreson që kjo të ndryshojë.

“Diçka duhet të ndryshojë. Një portier se ka fituar asnjëherë Topin e Artë, mbrojtësit po. Maldini nuk e ka fituar asnjëherë atë. Për mesfushorët është e vështirë, sepse të gjithë shikojnë vetëm ata që kanë shënuar shumë gola”, deklaroi Mourinho.

“Michael Owen e ka fituar “Topin e Artë” për shkak të golave që ka shënuar. Cristiano dhe Lionel Messi shënojnë shumë gola. Ata janë lojtarë të mrekullueshëm, por shënojnë shumë gola”, shtoi Mourinho, sipas të cilit golat e ndihmojnë lojtarin të bëhet më i mirin ë botë.

“Nëse Pogba vazhdon të përmirësohet në këtë mënyrë, nëse edhe Manchester United përmirëson lojën dhe bëjmë paraqitje të mira në Evropë atëherë mendoj se ai do të bëhet lojtar i shkëlqyer”, shtoi portugezi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...