Mourinho: E meritova shkarkimin nga Manchester United

PUBLIKUAR

Jose Mourinho e pranon se e kishte merituar shkarkimin nga posti i Manchester Unitedit, por ka këmbëngulur se nuk ndihet i lumtur kur i sheh të kuqtë duke vuajtur nën udhëheqjen e Ole Gunnar Solskjaer.

Unitedi u mposht me plot meritë 2:0 nga West Hami të dielën, dhe si pasojë ra në pozitën e tetë në renditjen tabelore në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Klubi renditjen e vendin e gjashtë kur Mourinho u shkarkua në mes të sezonit të kaluar, me tifozët që pakënaqur me atë që e vlerësonin si futboll tejet mbrojtës nga trajneri portugez.

Nën udhëheqjen e Solskjaer këtë sezon, megjithatë, Unitedi e ka shënuar më shumë se një gol vetëm në një ndeshje, atë hapëse kundër Chelseat.

“Nuk jam personi i duhur për t’u përgjigjur”, tha Mourinho i pyetur nga Sky Sports për problemet e Unitedit.

“Unitedi ka ngelur shumë mbrapa. Është e vështirë të përgjigjesh. Kam qenë atje për dy sezone dhe ndieja se kishim shumë gjëra pozitive dhe e ndieja drejtimin në të cilin po shkonim, por pastaj natyrisht sezoni i tretë nuk ishte mjaftueshëm i mirë”, shtoi ai.

“Unë u shkarkova. Mbase e meritova sepse unë isha përgjegjës si trajner, ama realiteti i hidhur është se ata janë më keq së më parë”, theksoi ai. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...