Mourinho e konfirmon të ardhmen e yllit të Manchester United

PUBLIKUAR

Jose Mourinho ka lënë të kuptohet se Marouane Fellaini është shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re me Manchester Unitedin.

Mesfushori belg e shënoi golin e fitores në triumfin 2-1 të Manchester Unitedit kundër Arsenalit të dielën në Premierligë, raporton Gazeta Express.

Pas kësaj fitoreje, Manchester United është shumë pranë të sigurojë vendin e dytë në ligën elitare angleze, pasi tani ka pesë pikë më shumë se vendi i tretë, Liverpooli, si dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fellaini do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni, por trjaneri portugez mendon se mesfushori është shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re.

“Mendoj se një lojtar që e puth emblemën e klubit pasi të shënojë gol tregon qartazi se ai dëshiron të qëndrojë”, ka thënë Mourinho për BBC.

“Dua që ai të qëndrojë, klubi dëshiron që ai të qëndrojë. Mendoj se ai do të qëndrojë, është pothuajse e kryer”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...