Mourinho e ka zgjedhur Realin?

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi mund të humbë garën për shërbimet e Jose Mourinhos, nëse nuk vepron shpejtë – bën të ditur The Mirror.

Strategu portugez është pa punë pas shkarkimin nga Chelsea, ndërsa Djajtë e Kuq e kërkojnë atë së bashku me Real Madridin.

Dështimet e skuadrës në këtë sezon kanë bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për largimin e Louis van Gaal dhe zëvendësimin e tij me Mourinhon.

Porse as krerët e Los Blancos nuk janë të kënaqur me Rafa Benitez, prandaj duan ta kthejnë në Santiago Bernabeu ish-trajnerin e tyre.

Mbretërit tashmë i kanë bërë ofertë 52-vjeçarit dhe me hezitimin e Unitedit për të vepruar, gjasat janë të mëdha që ai të shkojë te Reali. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...