Mourinho dhe Conte kërkojnë mbrojtës në Serie A (Foto)

PUBLIKUAR

Chelsea dhe Manchester United po e kërkojnë mbrojtësin e Lazxios, Stefan De Vrij

Sipas të përditshmes sportive italiane, Gazzetta dello Sport, Chelsea është e vendosur t’i bëjë konkurrencë Manchester Unitedit për qendërmbrojtësin e Lazios, Stefan De Vrij.

Jose Mourinho ka kohë që po e kërkon holandezin, derisa Antonio Conte është i vendosur t’i bëjë konkurrencë portugezit për De Vrij, i cili po shkëlqen me Lazion në Serie A.

Të dy ekipet pretendojnë që lojtarin ta transferojnë gjatë verës. Por, për ta bërë të vetin De Vrij skuadrat duhet t’i paguajnë 40 milion euro ekipit romak. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...