Mourinho: De Gea është portieri i tretë më i mirë i United

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka bërë shaka duke thënë se David De Gea është portieri i tretë më i mirë i skuadrës, pas Sergio Romeros dhe Joel Pereiras.

De Gea ishte në formë të jashtëzakonshme në fitoren 1-3 të Manchester United në udhëtim ndaj Arsenalit të shtunën e kaluar, duke regjistruar plot 14 pritje në “Emirates Stadium”, transmeton Express.

Por, Romero do të jetë në portën e United në ndeshje kundër CSKA Moskës sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.

I pyetur nëse ka punuar me apo ka luajtur kundër një portieri më të mirë se De Gea, Mourinho ka thënë: “Po, Romero”.

“Sepse ai luan [kundër CSKA] dhe portieri im është gjithmonë portieri më i mirë në botë. Prandaj, tani De Gea është i treti më i miri. Romero është numër një, Joel numër dy dhe David numër tre”, ka shtuar portugezi.

Megjithatë, ai prapëseprapë e lavdëroi formën e De Deas, i cili vazhdon të shndrit në “Old Trafford”.

Duke e përmbledhur me një fjali formën e spanjollit këtë sezon, portugezi ka shtuar: “Shumë mirë. Shumë, shumë mirë. Tërë sezonin shumë mirë”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...