Mourinho bën gati blerje të mëdha në janar

PUBLIKUAR

Jose Mourinho ka marrë lejen nga drejtuesit e klubit që të sjell përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Drejtuesit e Manchester United janë të gatshëm t’i plotësojnë çdo dëshirë trajnerit Mourinho për lojtarët që ai kërkon për të krijuar një skuadër më të fortë.

Ndonëse gjatë verës ‘Djajtë e Kuq’ kanë shpenzuar më shumë se 150 milionë funte, duke transferuar futbollistë si Paul Pogba, Eric Bailly dhe Henrikh Mkhitaryan, rezultatet nuk kanë qenë ato që janë pritur.

Sipas Daily Record, Mourinho i ka kërkuar drejtorit sportiv Ed Woodward, që t’i sjellë në skuadër një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës krahu dhe kjo kërkesë e tij pritet të plotësohet.

Lëndimet e Baillyt dhe Smalling kanë shtyrë ‘The Special One’, që të vihet në kërkim të një mbrojtësi dhe Woodward ka nisur tashmë punën për të gjetur një lojtar të duhur për portugezin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...