Mourinho befason për Schweinsteiger

PUBLIKUAR

Jose Mourinho nuk dëshiron që të largohet Bastian Schweinsteiger

Dikur e keqtrajtonte, derisa sot nuk dëshiron që ai të largohet nga “Old Trafford”. Fjala është për mesfushorin gjerman, Bastian Schweinsteiger, i cili pjesën më të madhe të këtij sezoni e kaloi me ekipin e të rinjve të Manchester United.

Ai bëri paraqitjen e parë me Jose Mourinhon dy ditë më parë, kundër West Ham United. Dhe tani Mourinho dëshiron që gjermani ta përmbush kontratën e tij, e cila i skadon në qershor të viti 2018, shkruan Gazeta Express.

“A mund të qëndrojë Schweinsteiger në “Old Trafford” pas janarit? Natyrisht se mundet. Kur ju keni ende kontratë me klubin, duhet ta përmbushni atë”, ka thënë Mourinho.

“Gjatë verës u munduam të bëjmë diçka për të, por ai ishte i vendosur që të qëndrojë. Askush nuk mund të vendos për të ardhmen tuaj”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...