Mourinho ankohet sërish, ka frikë edhe nga Ajax

PUBLIKUAR

Jose Mourinho vazhdon të ankohet për orarin e skuadrës së tij, Manchester United

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinu nuk është i lumtur që skuadra e tij ka edhe tre ndeshje të pazhvilluara në Premierligë.

Ai ka frikë se kjo mund të ndikojë për finalen e Europa League, ku Unitedi do të luaj në finale ndaj Ajaxit.

“Ajaxi të dielën e luan ndeshjen e fundit në ligë dhe kanë 10 ditë për t’u përgatitur për finale. Ne kemi ende edhe tre ndeshje për t’i zhvilluara”, tha Mourinho gjatë konferencës për media.

Përveç ndeshjes së sotme, Manchester Unitedi duhet të udhëtoi me 17 maj për të luajtur në udhëtim ndaj Southamptonit, ndërsa ndeshjen e fundit e zhvillon në Old Trafford me 21 maj ndaj Crystal Palace.

Kujtojmë se finalja e Europa League do të zhvillohet tre ditë më vonë, me 24 maj në stadiumin ‘Friends Arena’ në Stokholm. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...