Moura: PSG do ta eliminojë Chelsean dhe mund ta fitojë LK-në

PUBLIKUAR

Lucas Moura beson se Paris Saint-Germaini ka cilësitë e nevojshme për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ekipi i Laurent Blanc e fitoi me rezultat 2-1 ndeshjen e parë në Paris, ndërsa sfida kthyese zhvillohet në Stamford Bridge dhe Blutë mund ta përmbysin këtë rezultat.

“Po, besoj në skuadrën time. Mendoj se mund të shkojmë shumë larg dhe pse jo edhe ta fitojmë Ligën e Kampionëve?”.

“Ne kemi cilësi që të ndodhë kjo. Me kalimin e çdo sezoni, mendoj se po bëhemi më të fortë”.

“Nuk kemi humbur shumë lojtarë, më së shumti një ose dy. Prandaj jemi më të afërt, më të bashkuar dhe kjo është shumë e rëndësishme”, është shprehur Moura për Goal. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...