Mount konfirmon largimin nga Chelsea, pritet zyrtarizimi i tij te Man United

PUBLIKUAR

Mason Mount ka konfirmuar largimin nga Chelsea.

Reprezentuesi i Anglisë do t’i bashkohet Manchester Unitedit. Transferimi është kompletuar, teksa po pritet vetëm edhe zyrtarzimi nga ana e klubit, shkruan Gazeta Express.

Para se të zyrtarizohet nga “Djajtë e Kuq”, Mount konfirmoi përmes një video largimin e tij nga Chelsea.

Ai falënderoi të gjithë “Blutë” për mbështetjen gjatë periudhës që kaluar te klubi londinez.

Mount ka dalë nga akademia e klubit të Chelseat, teksa ekipit të parë i ishte bashkuar në vitin 2019.

Mesfushori anglez ka luajtur si huazuar për një sezon te Vitesse dhe për një tjetër sezon te Derby County.

24-vjeçari do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Manchester Unitedin, teksa në marrëveshje do të përfshihet edhe opsioni për të vazhduar edhe për një vit më shumë, që i takon klubit për të vendosur.

Klubit nga Manchesteri do t’i kushtojë në total 60 milionë funte transferimi i Mason Mount. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...