Motrat Ismaili, Zanfina dhe Ema me dedikim prekës për të ëmën Monën në përvjetorin e 61-të të lindjes

PUBLIKUAR

Janë bërë katër vite që kur ka ndërruar jetë nëna e motrave të njohura Adelina, Ema dhe Zanfina Ismaili, Mona.

Ditën e sotme (e martë), Zanfina ka kujtuar të ëmën në përvjetorin e 61-të të ditëlindjes.

Ajo i ka bërë një dedikim prekës, teksa ka qenë përkrahja më e madhe e motrave Ismaili.

Zanfina Ismaili (Foto: Instagram)

“Urime ditëlindja mami. Krejt n’jetë ke qenë për neve, e krejt jetën na e ke kushtu. Kur të shoh në ëndërr kam dëshirë me zgjatë edhe një sekond më shumë. Nuk ka moment që nuk më mungon e s’të kujtoj”, kanë qenë fjalët e saj.

Përveç Zanfinës, një shkrim për të ëmën e ka bërë edhe motra e tyre Ema duke uruar të ëmën me fjalët, “Urime ditëlindja mam, ishe nënë, baba e vëlla. Ishe përkrahja më e madhe e jona por edhe kritikja më e madhe kur duhej. Ishe një prind ideal që kurrë se ndali luftën për fëmijët e vet. Sot po të uroj dhe po të përkujtoj, edhe pse prej ditës që shkove çdo ditë je në mendjet tona. Faleminderit për të gjitha mam”.

Ema Ismaili (Foto: Instagram)

Ndryshe, Mona vdiq në moshën 57 vjeçare në prill të vitit 2016. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...