Motra e Ronaldos: Do të paguajnë çmim të madh për lotët e vëllait tim

PUBLIKUAR

Motra e Cristiano Ronaldos ka thënë se ai karton i kuq ka qenë turpi i futbollit. Sipas asaj, ata duan ta shkatërrojnë vëllain e saj dhe për këtë ajo ka thënë se do të paguhet çmim i madh.

Ylli i Juventusit, mbrëmë e ka marrë karton në kuq në fillim të ndeshjes kundër Valencias në ndeshjen e par të fazës së Grupeve në Ligën e Kampionëve, të cilën e fitoi “Zonja e Vjetër” me rezultatin 2-0, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo ishte shumë i nervozuar pas kartonit, duke u larguar nga fusha me lot në sy, kështu pastaj motra e tij, Katie Aveiro ka reaguar në Instagramin e saj.

“Turpi i futbollit. Drejtësia do të arrijë”, ka shkruar ajo.

“Ata duan ta shkatërrojnë vëllain tim, mirëpo Zoti nuk flenë asnjëherë”.

“Do të paguhet një çmim i madh për ata lot. Ata të duan ty poshtë. Mirëpo nuk do të kenë sukses”.

Mbetet të shihet se sa do të dënohet Cristiano Ronaldo, ai mund t[ mos luajë në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, nëse dënohet me dy ndeshje. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...