Moti sot, vranët dhe me borë

PUBLIKUAR

Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale bore.

Në zona të caktuara, pritet të jenë edhe në formë të shiut, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, ku në përgjithësi reshjet do të jenë më të pakta.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 5 gradë Celsius, shkruan MeteoKosova.

Vonë në mbrëmje, pritet të arrijë një valë e re me të reshura, kryesisht në formë të borës, lokalisht të dendura.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...