Moti sot i vranët, me shi dhe borë

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë”.

“Gjithashtu shënohen edhe rënie të ndieshme të temperaturave. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...