Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

PUBLIKUAR

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë intervale me diell.

Ndërkaq, gjatë ditës në disa zona pritet të ketë edhe nga pak shi, diku edhe rrufe.

“Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë ndërmjet 18–21°C”.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–10 m/s”.

SHIKO MË SHUMË

Specialja po interesohet për pasurinë e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës po interesohen për pasurinë e Hashim Thaçit,...

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president Postimi i plotë: Të dashur qytetarë të Republikës së...

Nuk i dorëzoi 105 euro të gjetura nga udhëtarja në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin me pagesë të një zyrtari policor që...