Mot me vranësira dhe diell për dy ditët e ardhshme

PUBLIKUAR

Në Kosovë, për dy ditët e ardhshme, do të mbajë  mot me vranësira dhe intervale me diell.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me  reshje shiu të karakterit frontal.

“Sasitë e reshjeve më të fokusuara parashihen ne veri dhe perëndim  të Dukagjini, deri sa pjesët tjera parashihen të kenë sasi më të pakta të reshjeve. Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që në zona të kufizuar të ketë mundësi për   reshje breshëri”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë, mesatare dhe lokalisht e fortë ,nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...