Mot me shi, temperaturat shënojnë rritje

PUBLIKUAR

Për të enjten në Kosovë parashikohet fillimisht të kemi parakalimin e sistemit frontal gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, me lëvizje perëndim-lindje.

Sistemi pritet të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë shkarkesë elektrike në zona të veçanta.

Pas kalimit të sistemit menjëherë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 20 gradë, shkruan MeteoKosova.

Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-66 km/h!. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...

Grabitje me armë

Një grabitje e armatosur është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh...