Mot i nxehtë edhe të mërkuren në Kosovë

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë për dy ditë në vend.

IHMK me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se do të ketë mot me vranësira në relievin malor.

Instituti tutje njofton se temperaturat minimale do të sillen mes 10-13 gradë, teksa ato maksimale do të shkojnë deri në 30 gradë.

Njoftimi i plotë nga IHMK:

Mot kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor .Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...