Mospajtime rreth grupit më të madh parlamentar

PUBLIKUAR

mospajtime-rreth-grupit-m-euml-t-euml-madh-parlamentar_hd
Përcaktimi i grupeve parlamentare në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës pritet të jetë çështja kryesore në fazën e konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit

Tani kur rezultati i zgjedhjeve është certifikuar, pritet që të hënën dhe të martën të përcaktohen disa hapa vendimtarë që do të çonin deri te thirrja e seancës së parë konstitutive, e cila, sipas afatit kushtetues, duhet thirrur brenda 30 ditëve pas certifikimit.

Por, çështja më kontestuese mbetet ajo e përcaktimit të grupeve parlamentare.

Nëse gjatë përgatitjes së seancës së parë grupet parlamentare do të përcaktoheshin sipas rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit, atëherë pozita e kryetarit të Kuvendit do t`i takonte PDK-së si fituese e zgjedhjeve.

Në këtë rast, PDK do ta fitonte këtë të drejtë, por nuk besohet se do të kishte vota për ta fituar këtë post sepse për ta zgjedhur kryetarin duhen 61 sosh.

Kurse, në rastin e dytë, nëse do të njihej si grup parlamentar bashkimi paszgjedhor i LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s, atëherë ai do të përbënte shumicën dhe do t’i takonte e drejta e kandidimit të kryetarit.

SHIKO MË SHUMË

Mendimi për motin: Nesër më shumë intervale me diell

Mendimi për motin – 17.10.2025 Ditën e diel vranësirat fillojnë të shpërndahen. Pasdite më pas...

KQZ-ja përditëson të dhënat nga QKN-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit rreth verifikimit të rezultateve...

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova po shndërrohet në...