Florentino Perezi ishte njeriu që e solli Sergio Ramosin në Real Madrid para 14 vjetëve, pasi e pagoi klauzolën e shkëputjes së kontratës së tij me Sevillën, 27 milionë euro.
Sergio Ramos i bë xhevahiri i epokës së artë në Madrid, duke qenë kapiten i skuadrës që i fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve, pas largimit të Iker Casillasit, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.
“E dua Ramosin shumë. Kam bërë gjithçka që kam pasur mundësi për të. Nëse nuk kam bërë diçka më shumë, nuk e kam bërë sepse nuk kam pasur mundësi”, tha Perez në një intervistë për Onda Ceron të hënën.
Marrëdhënia mes Perezit dhe Ramosit ka kaluar nëpër periudha të vështirë më parë, por linja e funit e mosmarrëveshjeve vjen pasi mbrojtësi kërkoi të largohej si transferim i lirë këtë verë, në mënyrë që t’i bashkohej një klubi kinez.
2013: “Presi, në qershor, ose Mourinho, ose ne”
Konflikti i parë mes presidentit dhe futbollistit erdhi në vitin 2013, kur Jose Mourinho e gjymtoi zhveshtoren e Real Madridit.
“President, në qershor, ose Mourinho, ose ne”, Ramosi i kishte thënë Perezit në një takim. Presidenti nuk e kishte marrë aspak mirë këtë deklaratë.
Në fund, ishte Mourinho u largua pasi që Perezi u detyrua të arrijë marrëveshje për ta përfunduar para kohe kontratën e trajnerit. Mirëpo, presidenti nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si Ramosi ishte sjellë në këtë situatë.
2015: Viti më i vështirë
Marrëdhënia e tyre e pati një tjetër moment tejet të kuq, pasi Real Madridi e fitoi La Deciman. Ramosi kishte mbetur i zemëruar që atij nuk i ishte ofruar kontratë e re, të cilën mendonte se e meritonte, veçanërisht pas heroizmit të tij në finalen e Ligës së Kampionëve.
Pas disfatës me rezultat 4:0 kundër Atletico Madridit, Ramosi ishte i vetmi anëtar i skuadrës së Real Madridit që nuk mori pjesë në bisedimet e krizës. Mediat spanjolle sugjerojnë se ai po trajtohej në shtëpi nga një fizioterapeut i klubit.
Në korrik të vitit 2015, Ramosi dhe vëllai i tij, Rene, e bënë Real Madridin të vetëdijshëm për një ofertë nga Manchester Unitedi, duke e detyruar Perezin t’i ofrojë atij kontratë të re deri në vitin 2020, në vlerë prej 10 milionë eurove në vit.
2019: Zënka pas disfatës kundër Ajaxit
Ramosi u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e parë në Amsterdam, kur “Los Blancos” ishin duke fituar me rezultat 2:1 kundër Ajaxit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Turpërimi 4:2 në Santiago Bernabeu bëri që Real Madridi të eliminohet nga gara, përderisa Ramosi po e xhironte një dokumentar për jetën e vet në tribunat e stadiumit.
Sipas burimeve të Marcas, Perezi i ishte afruar Ramosit në zhveshtore pas ndeshjes dhe e kishte kritikuar ashpër për kartonin e verdhë që e kishte marrë në ndeshjen e kaluar dhe që kishte pushuar.
“Nuk është ashtu, presi”, ishte përgjigja e Ramosit, duke bërë të ditur se ai do të largohej nga klubi sapo t’i përfundonte kontrata.
“Sergio është i lodhur, ai po i qëndron prapa kritikave të tij për presidentin dhe po tenton ta detyrojë klubin ta lejojë largimin e tij nga Real Madrid”, tha Manolo Lama të hënën.
Mes tjerash, Ramosi është i zemëruar me fjalët që u thënë për të, pas pretendimeve se ai u zhduk për tetë ndeshjet fundit të sezonit të La Ligës.
Perezi dhe zemërimi i tij me Ramosin
Presidenti është i zemëruar me mënyrën se si Ramosi përzihet në çështje që nuk i takojnë atij. Mbrojtësi e kishte refuzuar publikisht mundësinë e emërimit të Antonio Contes në pozitën e trajnerit, ndërsa në vitin 2015 kishte tentuar ta mbajë Carlo Ancelottin.
Perezi është gjithashtu i pakënaqur me pushimet shumë të gjata që Ramosi mori verën e kaluar, pas përfundimit të Kupës së Botës, përkundër që për këtë gjë kishte marrë leje nga trajneri i atëhershëm, Julen Lopetegui. /Gazeta Express/


